Ngjarje e rrallë në Han të Elezit: Gruaja sulmon burrin me sëpatë e pastaj edhe me lopatë

Kronikë e zezë

Ngjarje e rrallë në Han të Elezit: Gruaja sulmon burrin me sëpatë e pastaj edhe me lopatë

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 09:31
Foto Ilustrim

Vazhdon dhuna në familjet e Kosovës. Por kësaj radhe një grua në Han të Elezit ka sulmuar bashkëshortin e saj me sëpatë dhe lopatë.

Mësohet se sherri filloi pasi e dyshuara ka filluar duke bërtitur me tone shumë të larta nëpër shtëpi.

Pas bërtimave ajo ka marrë sëpatën dhe ka tentuar ta godasë bashkëshortin e saj.

Siç tregon ky burim i Reporterit.net, viktima (emër i njohur për redaksinë) ka arritur t’I shpëtoj goditjes me sëpatë. Por e dyshuara nuk është ndalur me kaq. Ajo ka marrë një lopatë dhe ka tentuar ta godasë bashkëshortin. Nuk dihen arsyet e këtij sulmi.

“I.V I cili është paraqitur në stacionin policor dhe ka deklaruar bashkëshortja e tij fillimisht kishte bërtitur me tone të larta në shtëpi, e më pas e kishte marrë një sëpatë ku kishte dashur ta godasë bashkëshortin e saj. Mirëpo ai ia kishte larguar sëpatën nga dora. Më pas e dyshuara kishte tentuar edhe më një lopatë ta godasë viktimën mirëpo nuk e kishte arritur qëllimin. Pas kësaj ajo me lopatë kishte thyer dritaren e shtëpisë së xhaxhit të viktimës”, tregon ky burim.

Palët e përfshira në këtë rast janë intervistuar nga njësiti i dhunës në familje pranë stacionit policor të Hanit të Elezit dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar rasti është iniciuar si dhunë në familje. Palët janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat