Të shtënat nga makina, drejt banesës së punonjësit të sigurimeve, si nisi sherri në Bulqizë

Kronikë e zezë

Të shtënat nga makina, drejt banesës së punonjësit të sigurimeve, si nisi sherri në Bulqizë

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 07:16
Ilustrim

Dalin detaje të reja lidhur me të shtënat me armë zjarri të shënuara pasditen e sotme në fshatin Gjoricë të Bulqizës.

Ngjarja u shënuar rreth orës 17.40, ku Rinold Kaja, me një automjet tip ‘Golf’, dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e makinës në ajër, me armë zjarri automatik, para banesës së shtetasit D.Reçi, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Mësohet se Reçi është punonjës i sigurimeve shoqërore. Nga të dhënat paraprake rezulton se i dëmtuari pak para të shtënave ka debatuar me telefon me një person të identifikuar si Shpëtim Kaja dhe djalin e tij Rinoldin.

Gjithçka pasi dy pjesëtarët e familjes Kaja kërkonin përshpejtimin e procedurave për daljen në pension të Shpëtimit.

Reçi pretendon se vonesa ka ardhur për shkak të periudhës së karantinës, por pavarësisht kësaj Ronoldi i ka shkuar para shtëpisë dhe ka hapur zjarr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat