Aheng familjar në Suharekë, Policia inicon rast ndaj organizatorit

Kronikë e zezë

Aheng familjar në Suharekë, Policia inicon rast ndaj organizatorit

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Policia ka inicuar rast ndaj një personi në Suharekë pasi që i njëjti kishte organizuar aheng familjar në ambient të mbyllur.

Sipas raportit të Policisë, në aheng kishin marrë pjesë 25-30 persona, duke e shkelur vendimin e Qeverisë i cili ndalon tubimet mbi 5 persona.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është inicuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pasi që i njëjti në kundërshtim me vendimin e Qeverisë ka organizuar aheng familjar në objekt të mbyllur ku të pranishëm kanë qenë 25-30 persona . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat