Në 4 të mëngjesit hajnat hyjnë në një lokal të Sony Playstation në Suharekë: Vjedhin disa paisje

Kronikë e zezë

Në 4 të mëngjesit hajnat hyjnë në një lokal të Sony Playstation në Suharekë: Vjedhin disa paisje

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 12:48
foto nga vendi ngjarjes

Sot në orët e para të mëngjesit disa persona kanë vjedhur në lokalin “Sony Playstation Noli”, në Suharekë. Ata kanë arritur të vjedhin disa kompjuterë dhe duke shkaktuar disa dëmet të tjera materiale.

Sot rreth orës 4:20 të mëngjesit, në Qendrën zejtare 1 në Suharekë, ka ndodhur një vjedhje nga disa persona.

Lokali i cili ka qenë cak i sulmit të këtyre hajnave është “Sony Playstation Noli”,  pronari i lokalit është shprehur se kanë vjedhur disa kompjuterë.

“Vjedhja ka ndodhur sot në mëngjes, saktësisht tek parkingu i Qendrës zejtare 1. Hajnat kanë arritur të vjedhin 8 kompjuterë, ku edhe shihet nga kamerat e sigurisë që posedojmë në lokal”, kanë thënë nga ky lokal.

Ndërkaq nuk është hera e parë që ky lokal bëhet cak i hajnave, pasi diçka e tillë kishte ndodhur edhe më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat