Grabitje me armë në një pompë të benzinës në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në një pompë të benzinës në Prishtinë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Një grabitje me armë ka ndodhur në një pikë derivatesh në lagjen Veternik në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se është arrestuar i dyshuari që kreu grabitjen.

“Sot rreth orës 03:00, kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur, në një pikë derivatesh në lagjen Veternik në Prishtinë. Rasti menjëherë i janë përgjigjur njësitet policore të stacionit të Jugut në Prishtinë, të cilët kanë arrit të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar”, ka treguar Ahmeti.

Në hetimet e para thuhet se i dyshuari nën kërcënimin e armës ka arritur që të merr një sasi të parave dhe kishte provuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

“Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personi i dyshuar nën kërcënimin e armës (me forcë duke i shkaktuar lëndime viktimës, ka arritur të merr një sasi të parave dhe është nisur të largohet nga vendi i ngjarjes, por menjëherë njësitet policore janë vënë në ndjekje të tij. Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit . Personit të dyshuar policia I ka gjet dhe konfiskuar një sasi të parave, dy telefon, një çantë etj. Po ashtu lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar për ekzaminim veturën të cilën po e drejtonte i dyshuari. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë rast”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat