Katër të arrestuar për trafik klandestinësh, në Gramsh u kap polici i burgjeve me uniformë

Kronikë e zezë

Katër të arrestuar për trafik klandestinësh, në Gramsh u kap polici i burgjeve me uniformë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 12:09
Ilustrim

Nuk ndalet trafiku i emigrantëve të paligjshëm në vendin tonë.Në Gramsh, dy persona kanë rënë në prangat e policisë, mes tyre një polic burgjesh.

Të arrestuarit janë E. Gj., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe S. H., 59 vjeç, banues në Gramsh.

“Arrestim i shtetasit E. Gj. u bë për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, ndërsa arrestimi i shtetasit S. H.(punonjës policie në IEVP Peqin), i cili ka qenë me uniformë policie në momentin e arrestimit, u bë për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, 6 shtetas sirian, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së”.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 4 aparate celular, një armë zjarri, stema dhe dokumenti i policisë i shtetasit S. H., si dhe mjetin me të cilin qarkullonin.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ndërkohë në Korçë në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri” u arrestuan dy shtetas të tjerë.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Franc Killo 22 vjeç, banues në Tiranë dhe Renaldo Berberi25 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll”.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Eçmenik, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat