Therja me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Therja me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 11:06
Ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar në rrugën “Avdullah Presheva” në Gjilan, pasi që kishin sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Njëri nga të dyshuarit dyshohet se kishte përdorur mjet të mprehtë thikë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa thika që dyshohet të jetë përdorur është konfiskuar.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat