Aksident në Fushë Krujë, përplasen dy makina pranë tregut të fruta-perimeve

Kronikë e zezë

Aksident në Fushë Krujë, përplasen dy makina pranë tregut të fruta-perimeve

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 09:34
Ilustrim

Dy makina u përfshinë në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në në aksin Fushe-Krujë-Tiranë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 08:00, pranë tregut të fruta -perimeve të Fushë-Krujës.

Një autoveturë tip Audi me targa AA719 teksa ishte duke dalë në rrugë është përplasur me një mjet tjetër.

Si pasojë është dëmtuar lehtë njëri nga personat që gjendej në mjetin tip “Audi” dhe është dërguar pranë Urgjencës shëndetësore Fushë-Krujë.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat