Uzurpon një banesë në Obiliq, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Uzurpon një banesë në Obiliq, arrestohet nga policia

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 11:08
Foto Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka uzurpuar një banesë në muajin qershor dhe nuk ka pranuar që ta lirojë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 23.06.2020, në Obiliq.

Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit pas intervistimit i dyshuari ndalohet për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti me datën e lartcekur ka uzurpuar një banesë dhe nuk pranon që ta lirojë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit pas intervistimit i dyshuari ndalohet për 48 orë”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat