Rrahje masive në Gjilan, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Rrahje masive në Gjilan, lëndohen dy persona

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar, të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar dy persona tjerë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:40 në fshatin Vresalc, Gjilan.

Siç thuhet në njoftim, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat