Persona të panjohur në Vushtrri ia djegin kulmin e shtëpisë mërgimtarit që jeton në Norvegji

Kronikë e zezë

Persona të panjohur në Vushtrri ia djegin kulmin e shtëpisë mërgimtarit që jeton në Norvegji

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Kulmi i një shtëpie është djegur të hënën në Vushtrri, pronari i së cilës jeton në Norvegji.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Sipas ankueses e cila është motra e të dëmtuarit, kulmi është djegur nga persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat