Në Obiliq, Kaçanik e Mitrovicë – Raportohen tri vdekje të dyshimta brenda ditës në Kosovë

Kronikë e zezë

Në Obiliq, Kaçanik e Mitrovicë – Raportohen tri vdekje të dyshimta brenda ditës në Kosovë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 10:25
Ilustrim

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe në vendin tonë janë raportuar tri vdekje të dyshimta.

Në Obiliq është raportuar se viktima femër kosovare në banesën e saj është gjete pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Në Kaçanik është raportuar se në rrugë është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar. Njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga  ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu ka liruar familjarëve për ceremoni varrimi.

E në fshatin Vllahi të Mitrovicës është raportuar se vikima mashkull kosovar nga bashkëfshatarët e tij në një mal është gjete pa shenja jete i cili në atë lokacion kishte qenë duke i ruajtur bagëtinë. Në vendin e ngjarjes kanë  dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat