Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person

Kronikë e zezë

Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person

Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:09
Agran Murat Krasniqi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Agran Murat Krasniqit nga Peja.

Ai po kërkohet nga policia për veprën penale:

“Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat