Arrestohet një person në Fushë Kosovë, i dyshuar për vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, i dyshuar për vjedhje

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Hetuesit e stacionit policor në Fushë Kosovë po vazhdojnë Planin Operetiv për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve.

Një nga këto aksione është realizuar sot, ku është arrestuar një persona të dyshuar i cili ishte në kërkim policor.

Personi i arrestuar: është A.J mashkull, 35 vjeç, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që kanë ndodhur me 06.05.2021, në një objekt në Zonën Industriale në Fushë Kosovë.

Ndaj personit të arrestuar (i arrestuari i dytë për këtë rast), është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat