Hajni i armatosur ia merr paratë në kuletë punëtorit në një pompë të benzinës në Pejë

Kronikë e zezë

Hajni i armatosur ia merr paratë në kuletë punëtorit në një pompë të benzinës në Pejë

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një person ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e punës në një pikë të karburanteve në Pejë, një i panjohur nën kërcënimin e armës ia kishte grabitur viktimës paratë që ka pasur në kuletë.

I dyshuari më pas ishte larguar.

Nuk raportohet për të lënduar.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat