Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Kronikë e zezë

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar në Polici shtatë raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Lipjan, Podujevë, Fushë Kosovë, Suharekë, Dragash e Mitrovicë e Veriut.

Prishtinë 22.11.2021 – 20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se  pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lipjan 23.11.2021 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka goditur dhe e ka dëbuar nga shtëpia viktimës femër kosovare, me të cilën ka qenë duke bashkëjetuar. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, viktima është strehuar te një i afërm, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Podujevë 22.11.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave, bashkëshortes dhe vajzës 10 vjeçare. Pas intervistimit, viktimat me dëshirën e tyre janë kthyer në shtëpi, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Fushë Kosovë 23.11.2021 – 19:40. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare. Sipas viktimës e dyshuara ka probleme psikike dhe e njëjta nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijët e tyre. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Suharekë 23.11.2021 – 17:45. Është arrestuar i dyshuari pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën ishin duke bashkëjetuar. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe me vullnetin e saj është kthyer tek prindërit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dragash 23.11.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Veri 22.11.2021 – 15:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ish bashkëshorti i saj, e kishte kanosur përmes telefoni, po ashtu i dyshuari e kishte shqetësuar djalin e saj të mitur. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat