3-vjeçarin që e zuri flaka në shtëpi në Ferizaj ka djegie mbi 75% në trup

Kronikë e zezë

3-vjeçarin që e zuri flaka në shtëpi në Ferizaj ka djegie mbi 75% në trup

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Doktori i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla, ka thënë se fëmija 3-vjeçar i cili pësoi lëndime trupore nga zjarri në një shtëpi në Ferizaj është në gjendje të vështirë shëndetësore.

Sipas doktor Sylës, fëmija ka djegie mbi 75% të trupit dhe kjo e rrezikon jetën në maksimum.

“Fëmija ka djegie mbi 75 për qind të sipërfaqes së trupit gjendja shëndetësore është me të vërtetë e vështirë”, tha Syla.

Ai tha se fëmija është sjellur dje nga Spitali i Ferizajt.

“Për fat të keq, gjendja e fëmijës është shumë serioze, që ja rrezikon jetën në maksimum”, u shpreh ai.

Dje rreth orës 17:00 policia është njoftuar për një incident zjarri në një shtëpi në Ferizaj. Nga flakët lëndime trupore ka pësuar një fëmijë 3-vjeç.

Sipas policisë, fëmija ishte brenda në dhomë në momentin kur kishte shpërthyer zjarri dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar.

LËNDIM TRUPOR/INCIDENT ZJARRI /Ferizaj 25.12.2021 – 17:00. Është raportuar se pasi zjarri ka kapluar një shtëpi aty brenda në një dhomë ishte një fëmijë tre vjeç i lënduar nga tymi dhe flaka. Fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te incidenti me zjarr. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat