Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Shtime

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Shtime

Më: 18 mars 2022 Në ora: 12:41
Ilustrim

Një person është arrestuar për vjedhje të rëndë në fshatin Llanishtë të Shtimes.

Personi i arrestuar është F.R, 21 vjeçar, i cili vjedhjen e rëndë dyshohet të këtë kryer në shkollën ’Bajram Curri’’ të këtij vendi.

Sipas policisë ai ka vjedhur disa shtylla druri të kulmit të kësaj shkolle.

“Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues,  grumbullimit të informacioneve në terren, intervistave të dëshmitarëve, kanë arritur që të identifikojnë personin dhe vendin e ndodhjes së tij dhe sot , datë 18.03.2022 rreth orës 09:45 kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar me inicialet F.R (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në shkollën ‘’Bajram Curri’’( aktualisht jofunksionale) në fshatin Llanishtë të Shtimes duke i vjedhur disa shtylla druri  të kulmit të kësaj shkolle”.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është liruar për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat