Vushtrri, gjendet pa shenja jete një person

Kronikë e zezë

Vushtrri, gjendet pa shenja jete një person

Më: 14 maj 2022 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Një person, rreth të 50-ve është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Sipas tij, njësitë kompetente të policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe emergjenca.

“Sipas informatës së pranuar nga policia, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë është një trup i gjakosur i një personi mashkull, i moshës rreth 50 vjeçare. Njësitë kompetente të Policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe emergjenca ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar se trupi është pa shenja jete”, ka thënë Prekazi.

“Do të merren të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ndër të tjera Prekazi

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat