Malishevë: Një person lëndohet duke punuar me traktor, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Malishevë: Një person lëndohet duke punuar me traktor, dërgohet në QKUK

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Një person ka përfunduar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës pas lëndimeve të marra derisa ishte duke punuar me traktor në fshatin Drenoc të Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se fillimisht i lënduari është trajtuar në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, derisa më pas është tranferuar në QKUK.

Ai theksoi se tani për tani janë në fazën fillestare të hetimeve lidhur me rastin.

Media do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat