Vjedhje në Prishtinë e Podujevë

Kronikë e zezë

Vjedhje në Prishtinë e Podujevë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Në rrugën “Shyqeri Kushevica” në Prishtinë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi ku kanë vjedhur 1 mijë euro dhe një psitoletë.

Ndërsa, në Podujevë viktimës mashkull i është thyer xhami i veturës nga ku janë vjedhur dy çanta dore në të cilat kishte gjëra me vlerë përfshirë ari e orë dorë, para të gatshme si dhe disa dokumente tjera personale.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË/ Rr. Shyqeri Kushevica, Prishtinë 03.07.2022 – 23:31. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se person-a të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur 1000 euro para të gatshme dhe një pistoletë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Skenderbeu, Podujevë 04.07.2022 – 17:30. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se person-a të panjohur duke thyer xhamin e veturës së tij dhe kanë arritur t’i vjedhin, dy çanta dore në të cilat kishte gjëra me vlerë përfshirë ari e orë dorë, para të gatshme si dhe disa dokumente tjera personale, rasti në procedurë hetimore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat