Nuk gjenin dot vendqëndrimin, policia e Beratit ndihmon turistët e huaj që endeshin nëpër qytet

Kronikë e zezë

Nuk gjenin dot vendqëndrimin, policia e Beratit ndihmon turistët e huaj që endeshin nëpër qytet

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 16:50
Policia e Beratit

Kishin humbur rrugën drejt vendqëndrimit të tyre,Policia e Beratit ndihmon turistët e huaj që endeshin "kuturu" në rrugët e qytetit.

Ata kishin prenotuar "online" për tu akomoduar në një "hostel" në Berat por prej disa orësh endeshin pa orientim në rrugët e qytet.

Pasi kishin shëtitur disa orë në lagjet muzeale të qytetit dhe duke mos gjetur dot drejtimin e duhur drejt vendqëndrimit të tyre, 4 turistë holandezë kanë kërkuar ndihmën e policit të parë që kanë parë në rrugë, të veshur me uniformë policie.

Në ndihmë të tyre me pas kanë ardhur edhe efektivë të tjerë të policisë,që duke parë prenotimet e bëra nga turistët i kanë drejtuar në pikën e qëndrimit të tyre.

Të lumtur që më në fund nuk do endeshin më kot rrugëve, turistët janë akomoduar në "hostel-in" ku kishin prenotuar dhe paguar nëpërmjet kartave bankare "online".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat