Historia e dashurisë mes dy vajzave nga Gjilani që rrezikoi të përfundojë tragjikisht

Kronikë e zezë

Historia e dashurisë mes dy vajzave nga Gjilani që rrezikoi të përfundojë tragjikisht

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet për një rast të kanosjes që është denoncuar para disa ditësh në Polici nga një vajzë, e cila e ka raportuar të dashurën e saj për dhunën, kërcënimet me vrasje e pasigurinë që po ia krijon tash e një kohë. Sinjali ka mësuar se e dyshuara tashmë është arrestuar dhe iu sjellë detajet më poshtë.

Lidhja e dashurisë mes dy vajzave kishte nisur qysh në fillim të këtij viti, në muajin janar, kur fillimisht marrëdhënia e tyre ishte e shëndoshë deri pas disa muajsh, kur nisën krisjet. Gjithçka dyshohet se ndodhi nga maji, kur ato kishin telashe të vazhdueshme si pasojë e mosmarrëveshjeve.

Burimet e medias thonë se problemet dhe shqetësimet që e dyshuara,  B.I., 21-vjeçare ia kishte shkaktuar të dashurës, kjo e fundit ka vendosur t’i rrëfejë në Polici dhe të kërkojë ndihmë.  

Para dy ditësh, viktima ia kishte mësyrë Policisë në Gjilan, ku e raportoi se përveç që ishte kërcënuar me vrasje, e dashura e saj edhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në disa vende.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje dhe pas veprimeve hetimore, ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarës, e cila është shoqërua në stacion dhe ka dëshmuar para hetuesve policorë.

Pas intervistimit të saj, Prokurori i Shtetit ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale të kanosjes, prandaj e njëjta është urdhëruar që të dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat