Sekuestrohen dy armë zjarri dhe dy thika në rajonin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe dy thika në rajonin e Prishtinës

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 21:17
Gjërat e sekuestruara

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Prishtinë.

Ndaj të njëjtëve janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Kurse, sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe dy thika në rajonin e Prishtinës

Prishtinë, 25 nëntor 2022 – Sot nga zyrtarët policor janë shoqëruar në stacion tre persona dhe ndaj tyre janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme.

Në rastin e parë në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë,  nga njësite të stacionit policor veriu, një personit të dyshuar i është sekuestruar, një armë e ftohtë thikë.

I dyshuari, mashkull, i mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i dytë i sekuestrimit të një arme gjuetie dhe 7 fishekë, është realizuar në fshatin Mramor, ku për intervistim është shoqëruar i dyshuari :

M.G, mashkull, 49 vjeç, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa dy aksionet për rastin e tretë ku është shoqëruar një person i dyshuar, janë realizuar nga zyrtarët e stacionit Qendra në Prishtinë, në rrugën “Naim Frashëri” (vendbanimi i të dyshuarit), dhe në rrugën “Luan Haradinaj” ( lokal ku ndodhej i dyshuari).

Personit të dyshuar:

S.S, mashkull, 20 vjeç,  i janë sekuestruar:

– një armë zjarri,

– një thikë,

-një shufër metalike si dhe

-5 fishekë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, personi i dyshuar,  është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat