Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Shtime, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Shtime, Policia jep detaje

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 12:26
Ilustrim

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Shtime, Policia jep detaje

Një grabitje e armatosur është kryer në një pompë të derivateve në Gjurkovc të Shtimes.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dy punëtorë të pompës kanë raportuar se së një i dyshuar i maskuar ka hyrë në brendi të objektit të pompës  dhe nën kërcenim të armës  ka grabitur para në vlerë të 1400 euro  dhe i njëjti më pas është larguar.

“Fsh. Gjurkovc , Shtime 02.12.2022-21:40 Dy meshkuj  kosovarë, punëtorë në pompën e derivateve, kanë njoftuar së një i dyshuar i maskuar ka hyrë në brendi të objektit të pompës  dhe nën kërcenim të armës  ka grabitur para në vlerë të 1400 euro  dhe i njëjti më pas është larguar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti nen hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat