Grabiten rreth 10 mijë euro në një institucion mikrofinanciar në Prizren

Kronikë e zezë

Grabiten rreth 10 mijë euro në një institucion mikrofinanciar në Prizren

Më: 28 janar 2023 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Policia ka informuar se dje në Prizren ka ndodhur një grabitje.

Sipas raportimit në Polici, në një institucion mikrofinanciar janë marrë rreth 10 mijë euro.

Nuk është raportuar për të lënduar.

“Ankuesja femër kosovare menaxhere në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka njoftuar policinë se aty gjatë orarit të punës ka hyrë një person i maskuar, i armatosur dhe nën kërcënimin e një pistoletë ka marrë rreth 10 000 euro para kesh.”, është bërë e ditur në raportin policor.

Ndërkohë, rasti është nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat