Detaje nga vrasja në Ferizaj, ja pse burri vrau gruan dhe vetën

Kronikë e zezë

Detaje nga vrasja në Ferizaj, ja pse burri vrau gruan dhe vetën

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 10:16
Ilustrim

Iu desh veç një zënkë që ai të gjuaj mbi gruan e tij e më pas ta vras edhe vetën. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas orës 01:00 të mesnatës në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

H.B ka shtënë me armë zjarri mbi gruan F.O, duke e lënë të vdekur në vend. E më pas ka vrarë edhe veten.

Lajmin për këtë vrasje e ka konfirmuar kapiteni i Policisë, Basri Shabani, ku thotë se vrasja ka ardhur për shkak të problemeve bashkëshortore.

“Në këtë ngjarje kemi të bëjmë me vrasje të rëndë dhe vetëvrasje. Burri vret gruan pastaj vetën, kjo ka ndodhur për shkak të problemeve bashkëshortore. Burri ka vrarë gruan me Armë AK47”, tha Shabani.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e axhës së burrit. Ata lanë pas një djalë 6 vjeç, ku në ato momente ai ishte tek gjyshi i tij.

H.B ishte nga fshati Velikincë i Gjilanit por që nga vitet e 80’ta jetonte në Ferizaj.

Ferizaj, burri vret gruan pastaj vetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Ferizajt ku burri ka vrarë gruan pastaj vetën.

Policia bën të ditur se sot rreth orës 01:00, policia ka marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri në rugën ,,Shukri Hoxha” në Ferizaj..

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, kurse Prokurori si dhe hetuesit e Mjekësisë Ligjore  në dhomë të fjetjes kan hasur në dy trupa të pajetë , ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktimat e rastit kishin ndërruar jetë.

Thuhet se viktima F.O. 27- vjeçare ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari H.B. 28- vjeçar, përndryshe bashkëshorti i viktimës, dhe i njëjti pastaj ka qëlluar edhe veten me një plumb.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur  gëzhojat si dhe është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit AK-47 , me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Trupat e pajetë  janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Me rastin janë duke u marr hetuesit e Sektorit të hetimeve rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat