Gjuajnë me armë nga vetura në lëvizje, ikin

Kronikë e zezë

Gjuajnë me armë nga vetura në lëvizje, ikin

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 13:41
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dëshmitari mashkull shqiptar ka raportuar se afër pompës së derivateve në Obiliq, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar pesë gëzhoja.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat