Polici shiste kanabis në tre zona të Tiranës, kapet me 12.5 kg

Kronikë e zezë

Polici shiste kanabis në tre zona të Tiranës, kapet me 12.5 kg

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 20:45
Ilustrim

Një sasi prej 12 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe një punonjës policie, si dhe një shtetas tjetër.

Operacioni i koduar “Falko” bëri të mundur arrestimin e shtetasit Dashamir Qershori, 44 vjeç lindur në fshatin Picall, Komuna Petrelë, me detyrë Punonjës Policie (shofer në Departamentin e Shërbimeve të tretëve pranë Drejtorie se Policisë Shtetit) si dhe Elton Elezi, 29-vjeç, lindur në fshatin Gurrë e Vogël në Durrës.

Policia e Tiranës bën me dije se dy personat u arrestuan pasi rreth rrotullimit të Senatoriumit, shtetasit Dashamir Qershori dhe Elton Elezi ne bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshoheshin se kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sattiva” në zonën e Farkës, Sauk dhe Senatoriumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat