Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima mashkull shqiptar ka raportuar se për arsye të panjohura është përfshirë nga zjarri kati i dytë i shtëpisë së tij.
Në njoftim të Policisë thuhet se njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Sipas viktimës vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 2000 euro. Nuk raportohet për të lënduar.