Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, 5 të arrestuar

Kronikë e zezë

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, 5 të arrestuar

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 16:52
Ilustrim

Pesë persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pas një operacioni të Policisë së Tiranës për goditjen e një rasti të trafikimit të qenieve njerëzore për qëllim prostitucioni. Në operacionin e koduar “Rekrutimi”, u sekuestruan dy karta identiteti Rumune të falsifikuara, 4 bileta avioni, 7 telefona, 1500 € si dhe një automjet taksi i cili bënte transportin.

Të arrestuarit janë I.Qama 23 vjeçe, Ledian Gjoni 28 vjeç, Ardit Shmilli 24 vjeç, Zamir Hodo 31 vjeç dhe A.Qama 25 vjeçe.

Të arrestuarit dyshohen se  në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar veprimtari kriminale të tendencës së shfrytëzimit të prostitucionit në Shqiperi si dhe kanë rekrutuar me qëllim trafikimi e më pas  shfrytëzimin për prostitucion si dhe dërgimim e tyre drejt Gjermanisë të dy femrave me iniciale M. TH dhe A.P këto të fundit po hetohen në gjendje të lirë pasi dyshohet se kanë ushtruar prostitucion në Shqipëri.

Po kështu e përfshirë me trafikimin e vajzave dyshohet të jetë dhe shtetasja Rumune me inicialet P. C. e cila  dyshohet se ishte personi pritës në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat