Të shtëna me armë zjarri drejt një banese në Burrel

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri drejt një banese në Burrel

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 16:07
Ilustrim

Qëllohet me armë zjarri drejt një banese në Burrel. Ngjarja ka ndodhur orës 21:05 të mbrëmjes së të dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit I.K.

Mësohet se nga të shtënat nuk ka asnjë të lënduar. Nga hetimet paraprake rezultoi se i zoti i banesës nuk jetonte në të, pasi ka një kohë të gjatë që jeton në emigrim jashtë vendit.

Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për motivin e të shtënave drejt shtëpisë së pabanuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat