Burri në kërkim, gruaja arrestohet për kanabisin

Kronikë e zezë

Burri në kërkim, gruaja arrestohet për kanabisin

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 10:00
Pamje nga aksioni i policisë

Një grua është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se në banesën e saj është gjetur një sasi kanabisi që ishte duke u tharë. Përveç arrestimit të gruas, policia ka bërë të ditur se është shpallur në kërkim edhe bashkëshkorti i saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Fatmir Shehit, në njërën nga dhomat u gjet një sasi lënde narkotike, në formë boçeje, në proçes tharje, me peshë rreth 2 kilogramë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në këto kushte nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, u bë arrestimi në flagrancë të Nexhmije Shehi, 48 vjeç, banuese në fshatin Myz, njësia Administrative Lis Mat, bashkëshortja e Fatmir Shehit.

Image
Po në vijim të veprimeve gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në afërsi të vendit ku u gjetën të kultivuara 10600 bimët narkotike, është gjetur i braktisur një automjet tip "Toyota", me targa AA 598 AM.

Nga verifikimi në sistem rezultoi se këto targa nuk i përkasin këtij mjeti i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale në lidhje me këtë ngjarje do t'i referohen Prokurorisë së Matit për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhim e Shitje të narkotikëve” dhe “Kultivim të bimëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat