Kapen në brigjet italiane 4 skafistë shqiptarë me 277 kg kanabis

Kronikë e zezë

Kapen në brigjet italiane 4 skafistë shqiptarë me 277 kg kanabis

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 09:24
Skafi dhe kanabisi i kapur

Tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane. Sekuestrohen në San Cataldo, Leçe, 277 kg Cannabis Sativa dhe mjeti lundrues Skaf që transportonte lëndën narkotike. Arrestohen katër shtetas shqiptarë, ku tre prej tyre rezident në Itali.

Operacioni është kryer nga Skuadra Mobile e Leçes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit Shqiptar.

Në orët e pasdites së djeshme në San Cataldo, Leçe është ndaluar dhe sekuestruar një skaf me një motor 125 kuaj-fuqi ku në bord kishte ngarkesën prej 277 kg Cannabis Sativa. Janë arrestuar në flagrancë katër shtetas shqiptarë, ku njëri prej tyre ishte skafist ndërsa tre të tjerët e prisnin në breg dhe konkretisht: E.D, 39 vjeç , banues në Vlorë, drejtuesi i Skafit, B.S, 29 vjeç, nga Vlora , rezident në Itali, A.M, 29 vjeç, nga Vlora , rezident në Itali, G.D, 39 vjeç, nga Vlora , rezident në Itali.

Mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane janë shkëmbyer informacionet në kohë reale dhe po vijojnë procedurat hetimore të përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat