La nusen për virgjërinë, familjarët e ish-gruas tjetër kërcënim: “Jemi në gjak se dole në TV, do të ndajmë në 14 copa”

Kronikë e zezë

La nusen për virgjërinë, familjarët e ish-gruas tjetër kërcënim: “Jemi në gjak se dole në TV, do të ndajmë në 14 copa”

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 21:56
Avni Allmeta

Një ditë më parë, Avni Allmeta nga Burreli me historinë e martesës së tij tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut, kur tha se ndjehej i kërcënuar nga familja e ish-bashkëshortes, të cilën nuk e gjeti të virgjër dhe e ktheu tek prindërit. 24 orë nga ky rrëfim në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, 36-vjeçari ndjehet më shumë i kërcënuar dhe kërkon ndihmën e policisë.

Gazetarja E NEWS 24 Klodjana Haxhiaj ka shkuar sot në banesën ku jeton Avniu me prindërit dhe hallën burrneshë në periferi të Durrësit, në gjendje ekonomike të vështirë dhe ka biseduar me të dhe të atin.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, 82-vjeçari Sami Allmeta tregon se ka marrë një telefonatë nga vëllai i ish-bashkëshortes së djalit, i cili e ka kërcënuar duke i thënë se i kishin një gjak borxh.

“Jemi në gjak, djalin që ka dalë në TV do ta vras, do ta bëj 14 copa”,- tha i moshuari, ndërsa shtoi se ka lajmëruar djalin për gjithçka.

I pyetur në lidhje me marrëdhënien që djali kishte me ish-nusen, Samiu thotë: “Mua mu duk se shkonin mirë, ne e mbanim nusen shumë afër. Gjatë 3 muajve e kisha pyetur nëse djali ushtronte dhunë dhe gjithmonë më thoshte që shkonim mirë”,- tha ai.

Në bazë të thënieve të djalit për mungesën e virgjërisë, Samiu thotë se, duhet ta kishte nxjerrë jashtë shtëpisë më herët.

Avni Allmeta u kthye sot në mëngjes në banesën e tij në Durrës, pasi mbrëmë kishte fjetur tek motra në Tiranë, nga frika se mos i ndodhte gjë pas rrëfimit në TV. Po sot ai u përball me kërcënimin e ri që kish mbërritur në telefonin e të atit.

Avniu është njëri nga djemtë e familjes Allmeta me 7 fëmijë, të cilët kanë lëvizur 10 vite më parë nga Klosi në Durrës, për një jetë më të mirë. Për momentin është i papunë, dhe deklaron sërish se nëse ish-gruaja do t’i kërkojë falje për mungesën e ndershmërisë, është i gatshëm të kthehet me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat