23-vjeçari vret me automatik bashkëmoshatarin

Kronikë e zezë

23-vjeçari vret me automatik bashkëmoshatarin

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 13:49
Policia në Vlorë

Një 23-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranisht të Vlorës, rreth orës 12:30, pranë shtëpisë së viktimës.

Policia e Vlorës ka njoftuar se ka mbetur i vrarë shtetasi me inicialet F.V. ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ndaj tij është qëlluar me armë zjarri tip automatik.

Deri më tani nuk dihen motivet që dërguan në këtë krim, ndërsa policia ka nisur hetimet rreth ngjarjes. Gjithashtu policia ka identifikuar autorin e krimit, shtetasi Marjo Ribaj, 23 vjeç.

Mësohet se policia e Vlorës ka rrethuar Vranishtin pasi është vënë në kërkim të Ribajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat