Tragjedi e familjes shqiptare afër Novi Sadit, dy fëmijë mbesin të vdekur

Kronikë e zezë

Tragjedi e familjes shqiptare afër Novi Sadit, dy fëmijë mbesin të vdekur

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 18:53
Vetura e aksidentuar

Kjo ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në magjistralen Novi Sad – Suboticë .

Mediat serbe raportojnë se ata janë me origjinë nga Kosova por me shtetësi austriake.

Madje kanë publikuar edhe emrat e tyre. Fëmijët tashmë të vdekur janë Muhamet Dvorani dhe vëllai i tij Mendim, është një burrë tjetër i vdekur që nuk i dihet emri, dhe dy të lënduarit tjerë janë Astrit Dvorani dhe Petrit Dvorani.

Image
Muhamhet A. Dvorani dhe Mendim A. Dvorani

Sipas mediave serbe, deri te aksidenti ka ardhur kur një mjet i rëndë me targa të Maqedonisë ishte ndalur para një këmbësori të cilin e kishte goditur një kamion, derisa “Mercedesi” me targa të Austrisë, në tentim për t’ju shmangur trupit të këmbësorit, e ka goditur rrethojën e më pas është ndalur në kamion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat