Pranga dy personave, kapen me armë zjarri

Kronikë e zezë

Pranga dy personave, kapen me armë zjarri

Më: 4 janar 2017 Në ora: 17:29
Ilustrim

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Kavajës, pasi gjatë një kontrolli  të ushtruar në automjetin e tyre u janë gjetur dy armë,  një thikë dhe një palë pinca. Të arrestuarit janë  Gëzim Bizhdili, 34 vjeç dhe Hamid Skuqi, 36 vjeç, i shpallur në kërkim për vjedhje.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:05, në afërsi të stadiumit të Kavajës. Efektive kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, ku pas kontrollit fizik të personave në brendësi dhe të automjetit kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Bizhdili dhe Skuqi po udhëtonin në automjetin tip “Volkswagen”, automjet ky në pronësi të 34 vjeçarit, ku në bagazhin e automjetit është gjetur një armë zjarri automatike dhe një palë pinca për prerje gardhi, si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Hamdi Skuqi, në brez i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një thikë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Hamid Skuqi është i shpallur në kërkim policor, pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së datës 30.12.2016, në banesën e një personi me inicialet G. H., ku janë marrë disa krerë bagëti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat