Dy shqiptarë përplasin dhunshëm me makinë policin italian, më pas karambolohen me makina të tjera

Kronikë e zezë

Dy shqiptarë përplasin dhunshëm me makinë policin italian, më pas karambolohen me makina të tjera

Më: 6 janar 2017 Në ora: 18:56
Ilustrim

Dy shqiptarë, të cilët janë kapur me maska dhe mjete të tjera që i përdornin për vjedhje, janë arrestuar së fundmi nga policia italiane në Caivano të  Napolit, pas një ndjekjeje.

Shqiptarët, M.E., 22 vjeç dhe C.D., 23 vjeç, pa një vendbanim fiks, ishin duke lëvizur me një makinë tip “Lancia Lybra” me shpejtësi të lartë kur një patrullë policie iu ka bërë shenjë të ndalojnë.

Kur një nga efektivët iu afrua makinës që ndaloi, një nga shqiptarët hapi derën e makinës në mënyrë të dhunshme duke goditur efektivin, raportojnë mediat lokale.

Më pas, makina u largua me shpejtësi të madhe dhe u përplas me disa mjete të tjera teksa ndiqej nga policia. Pas një copë kohë ndjekjeje, të rinjtë braktisën mjetin dhe u larguan në këmbë, por u ndaluan dhe arrestuan.

Në makina u gjetën edhe mjetet që dyshohet se përdoreshin për vjedhje.

Shqiptarët akuzohen për plagosje, fyerje, rezistencë në bashkëpunim ndaj punonjësve zyrtarë dhe mbajtje të pajustifikuar të mjeteve që përdoren për vjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat