Qëllohet me armë gjahu pranë banesës, plagoset 38 vjeçari

Kronikë e zezë

Qëllohet me armë gjahu pranë banesës, plagoset 38 vjeçari

Më: 19 janar 2017 Në ora: 21:36
ilustrim

Një 38 vjeçar ëhstë plagosur në orët e mbrëmjes së sotme pasi është qëlluar me armë gjahu.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës.

Policia thotë se “rreth orës 20.20, jemi njoftuar se në fshatin Bulgarec, një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të banesës së shtetasit V.F, rreth 38 vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur”.

Në vendngjarje u dërguan menjëherë shërbimet e Policisë dhe u bë transportimi për në spital i shtetasit V.F, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punohet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat