Policia në Gjilan ka arrestuar një person të dyshuar se ka kryer veprën penale të krimeve kibernetike.
Siç njofton Policia e Kosovës, me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse.
Gjatë bastisjes, në cilësi të provave materiale, janë konfiskuar: një veturë VË Pasat 3C, 23 kartela bankare të ndryshme, një sony Play station, tre USB, një shtëpizë kompjuterike, dy telefona celularë, tri SIM kartela si dhe dokumente dhe fletë-dërgesa bankare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.