Kapen me drogë e armë, 6 të arrestuar e një në kërkim në Fushë Krujë

Kronikë e zezë

Kapen me drogë e armë, 6 të arrestuar e një në kërkim në Fushë Krujë

Më: 27 janar 2017 Në ora: 08:35
Armët e konfiskuara

6 persona u vunë në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim gjatë operacionit antidrogë të koduar “Koordinimi” të ndërmarrë në Fushë Krujë. Mësohet se uniformat blu sekuestruan 425 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe 12 armë zjarri e municione luftarake.

Shtetasit e arrestuar janë: Bledar Coraj, 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë; Egli Selaci, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë; Shkëlqim MIRI, 47 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë; Amarildo Mulleti, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë;

Durim Demiri, 24 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë; Hysni Demiri, 59 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë; si dhe u shpall në kërkim shtetasi P.D.

“Gjatë operacionit është bërë sekuestrimi i një sasie prej 425 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa. Si dhe 12 armë zjarri dhe municione, nga të cilat 7 prej tyre janë automatik model 56 dhe janë 5 pushkë. Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjete dhe 10 aparate celularë. Forcat policore në operacion kanë ndërhyrë në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, në momentin që do kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike.

Si rezultat i ndërhyrjes është sekuestruar në një automjet furgon që ndodheshin shtetasit Bledar Coraj dhe Egli Selaci , rreth 170 kg kanabis sativa. Ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike është sekuestruar në banesat e personave të arrestuar. Personat e lartpërmendur janë arrestuar në flagrancë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin po ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283 a/2 dhe 333/a të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat