Sarandë, babai bën seks me vajzën 14-vjeçare, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Sarandë, babai bën seks me vajzën 14-vjeçare, policia nis hetimet

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 16:36
Ilustrim

Një 48-vjeçar nga fshati Vrinë i Sarandës është vënë nën hetim pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur.

Ngjarja ka ndodhur 3 muaj më parë në shtëpinë e 48-vjeçarit Izet Ademi. Ky i fundit, i divorcuar nga bashkëshortja, ishte me 14-vjeçaren duke shfrytëzuar kohën që i takonte për t’u takuar me të bijën.

Syri.net mëson se ngjarja e rëndë është denoncuar dje në komisariatin e policisë së Sarandës nga mamaja e së miturës pasi kishte mësuar se çfarë kishte ndodhur.

48-vjeçari Ademi është duke u hetuar në gjendje të lirë. Ndërkohë, vajza po trajtohet me psikolog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat