Policia ndalon njërin prej autorëve të dyshuar të grabitjes së ndodhur më 3 dhjetor 2015, kur persona të veshur me uniformë policie arritën të merrnin një sasi prej 3.8 milionë euro në aksin Tiranë-Rinas.
Paratë e një banke të nivelit të dytë po transportohesh nga rojet private të sigurisë në drejtim të aeroportit të vetëm ndërkombëtar që ka vendi ynë, për t’u transportuar më pas në drejtim të Austrisë.
I ndaluari është identifikuar me inicialet F. Gj. banues në Lushnje ish punonjës i kompanisë private të sigurisë që bënte transportimin e parave.
Të dyshuarit iu gjet në banesë një shumë e konsiderueshme vlere monetare. I ndaluari pretendon se paratë i ka siguruar gjatë punës në Greq.