Dy të arrestuar në Vushtrri për kanosje

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Vushtrri për kanosje

Më: 1 mars 2017 Në ora: 10:21
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar të martën në Vushtrri pasiqë  kanë kërcënuar njëri-tjetrin pas një fjalosje që kanë pasur.

Policia njofton se si prova materiale në këtë rast ka konfiskuar një sëpatë dhe një shufër metalike, për të cilat dyshohet se personat e përfshirë në kanosje i kishin pas në posedim, mirëpo të njëjtat nuk janë përdorur.

Të dyshuarit e këtij rasti njëri 48 vjeçar me inicialet  S. R. dhe tjetri B. R. 34 vjeçar pas procedurave intervistuese janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat