110 policë mësynë drejt Shkodrës, si i arrestuan 17 personat

Kronikë e zezë

110 policë mësynë drejt Shkodrës, si i arrestuan 17 personat

Më: 1 mars 2017 Në ora: 11:24
Policia ka publikuar videon ku tregohet momenti kur specialët e policët e Shkodrës flasin me njëri-tjetrin para se të nisnin aksionin.

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i një dite më parë “Early Spring”. Polica tregon momentet kur 110 forca speciale marrin instruksionet e fundit dhe koordinohen me policët e Shkodrës për të mësyrë në këtë qytet, ku u arrestuan 17 persona, u sekuestruan armë, kanabis dhe fara kanabisi.

Policia ka publikuar videon ku tregohet momenti kur specialët e policët e Shkodrës flasin me njëri-tjetrin para se të nisnin aksionin. Gjithashtu jep edhe momentin e arrestimit të disa personave që akuzohen për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Ndërkohë ky operacion u finalizua pas një hetimi 10 mujor, dhe mes të arrestuarve janë edhe dy kryekomunarë si dhe një punonjës i FNSH-së, që dyshohet se favorizonte kultivimin dhe tregtimin e kanabisit në disa njësi të Shkodrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat