Sherri me thika/ Kush ishte vajza që futi në konflikt 4 djem

Kronikë e zezë

Sherri me thika/ Kush ishte vajza që futi në konflikt 4 djem

Më: 6 mars 2017 Në ora: 16:55
Ilustrim

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me thika gjatë një sherri masiv pasditen e sotme në qendër të kryeqytetit, pak metra larg Parlamentit. Në sherr u përfshinë 4 të rinj. “BalkanWeb” raporton se motivi i sherrit ka qenë një femër, për të cilën kanë ‘luftuar’ dy të rinj. Ndërsa dy të rinjtë e tjerë kanë qenë miq të tyre.

Mësohet se sherri ka nisur fillimisht në “Facebook” për arsye xhelozie dhe më pas të rinjtë kanë lënë një takim për t’u sqaruar, por që në gjaknxehtësi e sipër kanë nxjerrë armët e ftohta dhe janë përleshur.

Vajza, që u bë ‘molla e sherrit’ dyshohet se kishte lidhje me të dy të rinjtë që janë përleshur me thika, por nuk dihet identiteti i saj. Policia ka identifikuar dy autorët dhe është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa ka nisur edhe marrjen në pyetje të dy të plagosurve.

Sherri ndodhi rreth orës 14:20 në rrugën “Murat Toptani” ku 4 të rinjtë janë konfliktuar fillimisht në mënyrë verbale dhe më pas anë nxjerrë thikat. Për pasojë mbetën të plagosur 24-vjeçari me iniciale A. S., dhe bashkëmoshatari i tij E. E., të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat