Në Lagjen Arbëria të Prizrenit është gjetur një mjet i dyshuar dje. Mjeti i dyshuar ka qenë fishek 15 cm i pashpërthyer, ndërsa pas lajmërimit të policisë menjëherë është bërë sigurimi i vendit.
“Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i EOD-së i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt” thuhet në raportin policor.