Mban armë pa leje, arrestohet

Kronikë e zezë

Mban armë pa leje, arrestohet

Më: 20 maj 2017 Në ora: 12:22
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri AK/47 dhe 136 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Demonstratat”, në ora 12.30, ka bërë të ditur të shtunën Policia e Kosovës.

Personi i arrestuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat