Vrasja dyfishe në Durrës, flasin fqinjët

Kronikë e zezë

Vrasja dyfishe në Durrës, flasin fqinjët

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 11:02
Policia shqiptare

Një familje korrekte dhe mjaft e urtë.

Ky ishte vlerësimi i njërës prej fqinjëve që jetonin pranë familjes Nika, ku këtë paradite u shënua vrasja makabre e Ali e Jenije Nikës nga duart e vetë të birit, 29 vjeçarit Leo Nika.

Sipas dëshmisë së gruas që i kishte shitur familjes Nika tokën në të cilën ata jetonin që nga viti 95’, djali 29 vjeçar kishte rënë në sy për sjellje të çuditshme. Ai nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga emigrimi dhe sipas dëshmive, nuk fliste me njeri.

"Ishin njerëz të urtë. Nuk e kam parë në gjendje të mirë djalin kohët e fundit, ecte në gjendje të hutuar dhe në rrugë, nuk fliste. 

Shkonte e vinte jashtë shtetit, pasi punonte andej. Familja Nika është me origjinë nga Peshkopia, kanë ardhur në vitin 1995 në Xhafzotaj.

Unë iu kam shitur truallin ku kanë ndërtuar banesën", rrëfen një nga fqinjet e çiftit Nika në Xhafzotaj për report tv.

Njoftimi i policisë

Më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Dyshohet se autor është djali I tyre, shtetasi L.N. I cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat